Një rast vjedhjeje është denoncuar sot në redaksinë e JOQ Albania, ku pronari i një biznesi në Durrës ka raportuar se një person, i konsideruar prej tij si “turist i huaj”, i ka vjedhur një orë në dyqan.
Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 13:00. Siç shihet në videon e siguruar, personi hyn në dyqan, afrohet te vitrina ku ekspozohen orët, merr njërën prej tyre dhe e fut 'me stil' në xhep, për t’u larguar më pas qetësisht, si pa të keq.
Ora e vjedhur kushton rreth 150 euro, ndërsa gjithë veprimi ka ndodhur në pak sekonda.
Mesazhi i denoncuesit për JOQ Albania ishte ky:
“Turistët në aksion. Mirë që nuk blejnë, por na vjedhin. Nuk foli fare kur erdhi në dyqan, i huaj duhet të jetë.”