60 hektarë falas për miqtë e pushtetit: skandali në Nivicë me ankandin fiktiv

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.09.2025, 18:25

Një tjetër skandal ka shpërthyer në Bashkinë e Sarandës, ku kryebashkiaku Oltion Çaçi organizoi një ankand fiktiv për t’i dhënë me qira 60 hektarë tokë publike dy biznesmenëve të njohur, Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli.

Ngjarja ka ndezur zemërimin e banorëve të Nivicës, të cilët në korrik 2025 “pushtuan” mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të kundërshtuar projektin e parkut fotovoltaik. Ata denoncuan faktin se askush nuk i kishte pyetur dhe se vendimi i bashkisë ishte marrë pas krahëve të tyre.

Në dokumentet zyrtare thuhet se më 8 shtator u zhvillua “procedura konkurruese” për dhënien me qira të 60 hektarëve në zonën kadastrale 2806. Fitues u shpall kompania “PARK SOL ENERGY”, me ofertë 10.560.000 lekë në vit. Por procedura ishte thjesht formale: lejet nga ministritë ishin dhënë më parë dhe fituesi dihej.

Çudia e ankandit “pas shpalljes së fituesit” tregon se gjithçka ishte thjesht një fasadë ligjore. Banorët e Nivicës, megjithëse protestuan fuqishëm, u injoruan nga pushteti lokal. Vendimi u miratua me votat e këshilltarëve socialistë dhe të djathtë, duke treguar se kur bëhet fjalë për interesa biznesi, ndarjet politike zhduken.

Ndryshe nga Ermal Dredha në Vlorë, i cili nuk pranoi të firmoste një projekt të ngjashëm, Çaçi zgjodhi të ishte “i bindur”, duke kaluar vendimin në Këshill. Shumëkush e sheh këtë si shenjë të centralizimit të pushtetit, ku bashkitë nuk janë më veçse zyrat lokale të qeverisë, të detyruara të zbatojnë urdhrat që vijnë nga lart.

Biznesmenët përfitues janë të njohur: Paqësor Buzi, i favorizuar prej vitesh me leje ndërtimi në bregdet, dhe Agim Xhindoli, që ka marrë në përdorim dhjetëra hektarë për parqe fotovoltaike në Lushnje, Fier e Vlorë. Karriera e tij mori hov pikërisht pasi u shfaq në podcastin e kryeministrit.

Një histori abuzimi që e shfaq qartë si pronat publike shpërndahen si dhuratë për klientët e pushtetit, ndërsa komunitetet vendore mbeten të papërfillura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit