Ujku sulmon vogëlushen në plazhin e Halkidikisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.09.2025, 17:07

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur pushuesit në Halkidiki, ku një turiste nga Serbia raportoi se vajza e saj 5-vjeçare u sulmua nga një ujk në plazhin Marmaras të Sithonias, mëngjesin e së premtes (12 shtator).

Sipas të dhënave, e mitura po luante e qetë në rërë, pak para orës 08:00, kur kafsha e egër e goditi nga pas, duke e kafshuar dhe gërvishtur në shpinë. Falë reagimit të menjëhershëm të nënës dhe një burri që ndodhej aty pranë, të cilët i kundërvunë ujkut me gurë, vajza arriti të shpëtonte.

Fillimisht, e vogla u dërgua në Qendrën Shëndetësore lokale, ndërsa më pas, për siguri shtesë, u transportua në Spitalin e Poligjirosit, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Prania e ujqve dhe çakejve në këtë zonë është e njohur, fakt i konfirmuar edhe nga organizata mjedisore “Kallisto”. Përfaqësuesi i saj, Iason Bandios, bëri të ditur se në bashkëpunim me Zyrën Pyjore të Poligjirosit kanë vendosur kamera për të monitoruar sjelljen e kafshëve të egra.

Ai i bëri thirrje banorëve dhe pushuesve të informohen mbi masat mbrojtëse përmes faqes zyrtare të “Kallisto”, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së kafshëve të egra jashtë zonave të banuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit