Një fjalim i zjarrtë i një studenti nepalez gjatë programit vjetor të shkollës së tij ka bërë bujë në rrjetet sociale. Studenti i quajtur si Abiskar Raut iu drejtua audiencës gjatë programit të 24-të vjetorit të shkollës duke mbajtur një monolog të fuqishëm që shpreh shqetësimet e tij për sfidat politike dhe ekonomike të kombit malor.
“Sot qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri. Zjarri i shpresës dhe pasionit digjet brenda meje, por zemra më është e rëndë sepse kjo ëndërr duket sikur po ikën. Unë vendosa të jem para jush në këtë moment për të hedhur dritë brenda ndërgjegjes suaj duke thyer errësirën që rri mbi ne. Jam këtu sot për të pavdekësuar rrjedhën e historisë",-tha Raut.
Krahasuar me petalen më të bujur të petalist socialist shihet qartazi kontrasti studentor mes dy personazheve. Lajkat dhe idealizimi i partisë kundrejt një fjalimi parimor të mbushur me tone patriotizmi.