Shkrumbohet nga flakët makina në Qeparo: Zjarrfikësja askund, shoferi në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2025, 16:12

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Himarë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se makina ka mbi një orë që po digjet në Kuç, Qeparo, por asnjë zjarrfikëse s’është paraqitur në vendngjarje.

Shoferi mësohet se është transportuar drejt spitalit me një automjet rasti, pasi ka pësuar djegie në pjesën e duarve.

Drejtuesit e tjerë të automjeteve thonë se qarkullimi është bllokuar dhe po presin deri sa flakët të shuhen vetë për të lëvizur, pasi zjarrfikëset nuk dihet nëse do mbërrijnë ndonjëherë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit