Barcelona e ktheu zhgënjimin e barazimit të fundit në një festë të vërtetë futbolli mbrëmjen e djeshme, duke mposhtur Valencian me rezultatin e thellë 6-0. Edhe pse pa “Camp Noun” ende në rikonstruksion dhe duke luajtur në ministadiumin “Johan Cruyff”, skuadra katalanase dhuroi spektakël të pastër.
Heroi i mbrëmjes ishte Fermin Lopez, i cili realizoi dy herë dhe ndezi ndeshjen në minutën e 29’. Rafinja iu bashkua recitalit me një dygolësh tjetër (53’ e 66’), ndërsa legjenda Robert Levandovski vulosi goleadën me dy rrjeta të tij (76’ e 86’).
Pavarësisht mungesës së talentit Lamin Jamal dhe dënimit disiplinor të Rafinjës në nisje, Barça e Hansi Flik tregoi forcë dhe karakter, duke i dhënë përgjigjen më të mirë kritikave. Megjithatë, me 10 pikë në katër ndeshje, katalanasit mbeten të dytët në renditje, pas Realit që kryeson me 12 pikë të plota.