Big Market s’pyet për AKU: Qytetarja blen djathë të grirë, i del i mykur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2025, 09:13

Denoncimet për produktet e mykura, skaduara e jashtë çdo standardi nga rrjeti i supermarketeve "Big Market" sa vijnë e shtohen.

Një qytetare nga Peshkopia ka denoncuar përmes redaksisë tonë një tjetër produkt të mykur që ka blerë ditën e djeshme në BigMarketin e këtij qyteti.

Ajo ka treguar se djathi i grirë Grana Padano që ka blerë ka rezultuar i mykur edhe pse skadenca është më 23 shtator.

Ky nuk është rasti i parë që rrjeti i supermarketeve Big Market përballet me akuza të rënda për mungesë kontrolli dhe siguri ushqimore. Denoncimi ngre sërish shqetësimin për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore si dhe për ruajtjen e kushteve frigoriferike, që mund të ndikojnë në prishjen e produkteve para datës së skadencës.

Qytetarët u bëjnë thirrje autoriteteve dhe strukturave për mbrojtjen e konsumatorit që të kryejnë inspektime më të rregullta në subjektet tregtare për të garantuar sigurinë ushqimore.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ! Ju shkruaj nga qyteti i Peshkopise. Dje tek Big Market kam blere djathe te grire grana padano dhe eshte i mykur. Data e skadences eshte 23 shtator 2025"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit