Zyraja edhe vogëlushët e sëmurë kanë nevojë për një strehë të re

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.09.2025, 14:05

Një thirrje e dhimbshme ka mbërritur pranë redaksisë sonë. Zyraja, një nënë e divorcuar dhe e vetme, po përballet me një situatë që thyen zemrën e kujtdo që e dëgjon. Ajo rrit e vetme pesë fëmijë të vegjël, por forcat dhe mundësitë e saj janë shteruar.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, mes konflikteve dhe zënkave të mëdha, ajo u largua nga Tirana dhe u vendos në Lezhë, ku gjeti një shtëpi me qira. Jetesa e saj mbahet vetëm me ndihmën ekonomike modeste që merr nga shteti. Por banesa e marrë me mund po është kthyer në një ferr: sa herë bien shirat, dhomat përmbyten dhe kushtet e lagështisë po shkatërrojnë shëndetin e fëmijëve të saj.

Zyraja rrëfen mes lotësh se nuk ka as bukë për t’i dhënë vogëlushëve, ndërsa tashmë disa prej tyre janë shtruar edhe në spital. E vetmja rrugë shpëtimi është të gjejë një shtëpi tjetër, ku fëmijët të jetojnë me dinjitet e jo në një vend që ua rrezikon jetën.

Redaksia jonë i bashkohet kësaj thirrjeje dhe apelon për solidaritet: kushdo që ka mundësi të ndihmojë Zyranë, le të bëhet dritë në errësirën e kësaj nëne të lodhur. Sepse fëmijët e saj meritojnë një shans për të jetuar me shëndet e me buzëqeshje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit