Hajduti me bluzë të kuqe vjedh një shishe GIN, e fut në pantollona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2025, 15:31

Një burrë i veshur me bluzë të kuqe është shëndrruar në hajdutin e një shisheje GIN në një market që ndodhet te Mali i Robit.

Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, ai shihet teksa i afrohet raftit ku mbaheshin pijet e kushtueshme, dhe merr një GIN duke e futur në pantallona dhe e mbuluar me bluzën e tij. Më pas bën disa shëtitje nëpër market, ku shtiret sikur po ble produkte të tjera.

Pasi mbush koshin mirë, ai afrohet drejt kasës ku nuk bën asnjë pagesë. Ai e lë koshin në cep, dhe me GIN-in në pantallona del jashtë qetësisht. Shkon te makina e tij e parkuar disa metër më larg, dhe largohet në drejtim të paditur.

Pronarët e marketit i bëjnë thirrje të kthehet dhe të paguajë produktet që vodhi, në të kundërt do të detyrohen të bëjnë një denoncim në polici.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Të lutem do ta publikosh pak këtë xhaxhin nga mbasitja datë 12 shtator ora 18:18, ka vjedhur një shishe të madhe “GIN Hendrix”. Ai duket kur e fut në pantallona. Sikurse mund ta dini, nuk është një pije me vlerë të vogël. Supermarketi ndodhet te Mali i Robit. I bëj thirrje të vijë të paguajë çfarë ka marrë, ose do ta bëjmë denoncim në Polici, pasi kemi dhe targën e makinës. Koshin me produkte e la te dera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit