500,000€ DASMË, Jozefina Topalli marton djalin në një ceremoni luksi në Romë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.09.2025, 14:11

Jozefina Topalli, deputetja aktuale e PD, një nga figurat më të njohura të së djathtës shqiptare, martoi mbrëmë djalin e saj të vetëm në një ceremoni private të mbajtur në kështjellën Miani në Romë. Në postimet dhe komentet në rrjetet sociale përmendet shifra prej 500,000 eurosh si kosto e ceremonisë dhe darkës ekskluzive, një pretendim që po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Sipas të njëjtave burime, nusërimi u zhvillua me një organizim të detajuar dhe me një listë të ftuarish të kufizuar, duke përmendur këtu edhe “bekimin e Papës”.

Ngjarja u zhvillua jashtë Shqipërisë, në një nga zonat më të shtrenjta të Italisë, dhe jo në qytetin e deputetes demokrate, kalanë e Rozafës në Shkodër. Dasma me shifra marramendëse ka nxitur diskutime publike...

Komentuesit në rrjet e kanë komentuar dasmën dhe e konsiderojnë si një shfaqje luksi të depzteted aktuale të PD, kryetare Kuvendi prej vitesh dhe

Në disa reagime të tjera është ngritur gjithashtu argumenti patriotik se paratë e fituara në Shqipëri e veçanërisht sipas hulumtuesve të parave publike, janë përfituar në mënyra të diskutueshme, duhet të shpenzohen brenda vendit për të mbështetur bizneset dhe ekonominë vendase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit