70-vjeçari hidhet nga ballkoni dhe bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes, i moshuari mbijeton

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 13:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Milanos mbrëmjen e djeshme, kur një 70-vjeçar ka tentuar të japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e katërt. Ai ka rënë mbi një 83-vjeçare që po kalonte në rrugë, e cila ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë dhe për të zbuluar më shumë rreth rrethanave që e detyruan individin të ndërmarrë një veprim të tillë ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit