Aliu kërkon ndihmë: Mundësojini mamit tim të fitojë betejën me kancerin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.09.2025, 14:00

Ndihmoni mirën nga linku GoFundMe!

Kontakt: +355 68 402 8219

Ali Koçerri një djalë i ri nga Vlora, iu drejtua redaksisë sonë me një thirrje që vjen nga thellësia e shpirtit, të ndihmojmë nënën e tij, Mira Koçerri vetëm 54 vjeçe, e cila po përballet me një sëmundje të pamëshirshme.

Prej një viti, Mira mban mbi supe peshën e rëndë të kancerit në mushkëri dhe në fyt. Sëmundja ka përparuar me shpejtësi duke ia marrë asaj zërin, duke e privuar nga ushqimi i përditshëm dhe duke ia kthyer çdo frymëmarrje në një betejë për jetë. Kanceri ka prekur kordat e saj të zërit dhe rrugët e frymëmarrjes, duke e lënë trupin e brishtë, por shpirtin e saj ende të fortë në përballjen me dhimbjen.

Mira ka kaluar tashmë 6 seanca kimioterapie, mes dhimbjes dhe shpresës, por ende pa përmirësime të dukshme. Trajtimi vijon në Vlorë dhe Tiranë, ndërkohë që familja e saj, bashkëshorti dhe djali Aliu, kanë sakrifikuar gjithçka madje edhe punën, për të qenë pranë saj ditë e natë. Sot, ata kanë mbetur pa të ardhura, pa kursime, pa asnjë mundësi tjetër për të siguruar mjekimin që mund t’i shpëtojë jetën.

Aliu rrëfen se tashmë e vetmja forcë që i mban në këmbë është shpresa tek zemrat e njerëzve të mirë. Ai bën një apel të sinqertë: “Ju lutem, ndihmoni nënën time sadopak. Çdo kontribut, sado i vogël, është një rreze drite për të. Nëse nuk keni mundësi financiare, na ndihmoni duke shpërndarë këtë thirrje, që të trokasë në sa më shumë njerëz me zemër të madhe. Faleminderit nga zemra që jeni pranë nesh në këtë moment të vështirë.”

Sot Mira ka nevojë për ne. Bashkë mund t’i japim asaj jo vetëm mundësinë për trajtim, por edhe shpresën se nuk është vetëm në këtë luftë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit