Kishin probleme me djalin e tij, dy kamzalinjtë rrëmbejnë 56-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2025, 13:15

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy 28 vjeçarë, të identifikuar me inicialet E.Z. dhe E.N., të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer për disa orë një 56-vjeçar, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, rrëmbimi dyshohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje ose presioni, lidhur me një përplasje të mëparshme mes të rinjve dhe djalit të viktimës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, ndërsa nuk dihet ende nëse viktima ka pësuar lëndime gjatë mbajtjes peng.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit