Furgoni i nxënësve përplaset në Kombinat, të vegjlit në panik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2025, 12:57

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kombinatit pas pallatit “Bruci 2007”, ku një furgon që transportonte fëmijë është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas raportimeve nga qytetarët në vendngjarje, fëmijët janë tronditur nga përplasja dhe janë dëgjuar duke ulëritur në panik.

Ishte tmerr! Vetëm të qarat dhe ulërimat e fëmijëve dëgjoheshin. Janë trembur shumë,” – tha një banor i zonës për JOQ.

Banorët shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo rrugë është kthyer në një pikë të nxehtë për aksidente, me incidente pothuajse të përditshme.

"Nuk ka ditë pa aksident! Askush nuk merr masa,” thonë ata.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të vendosur sinjalistikë, kufizime shpejtësie dhe kontrolle në zonën përreth, sidomos për shkak të pranisë së fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit