Vrasësi i Charlie Kirk ishte i dashuruar me një trans

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.09.2025, 12:50

Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk ishte në një lidhje me bashkëjetuesen e tij transgjinore Lance Twiggs 22 vjeç, çka mund të hedhë dritë mbi motivet e tij për të eliminuar Kirk.

Guvernatori i Utah-it, Spencer Cox, deklaroi se Tyler Robinson, 22 vjeç, i arrestuar nën akuzën për vrasjen e aktivistit politik konservator, jetonte me një burrë biologjik që ishte në proces tranzicioni për t’u bërë grua.

Fqinjët pohuan se e kishin parë Robinson duke ecur dorë për dore me dore partneren e tij, e cila raportohet se vinte gjithashtu nga një familje konservatore kristiane.

Të dielën, Cox tha: "E ta konfirmojmë që bashkëjetuesja e tij ishte një i "dashur" që po kalonte tranzicionin nga mashkull në femër.” Ai shtoi se Robinson nuk po bashkëpunonte me autoritetet pasi u ndalua.

Ende nuk është përcaktuar një motiv i qartë për vrasjen e Kirk. Megjithatë, kundërshtimi i tij ndaj ideologjisë transgjinore ishte në qendër të linjës së tij politike konservatore të djathtë. Cox tha se i dyshuari kishte “qartësisht” bindje politike të majta dhe nuk e pëlqente aktivistin konservator.

Kirk ishte kundër të drejtave të transgjinorëve dhe organizata që ai bashkëthemeloi, Turning Point USA, kishte sponsorizuar tubime kundër kujdesit mjekësor për transgjinorët. Në prill 2024, ai i krahasoi mjekët që kryenin shërbime të kujdesit për tranzicion gjinor me naz*stët që kryenin mizori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit