Idajet Peti, një qytetar nga Sauku i Vjetër në Tiranë, ka denoncuar për TVA News një situatë të vështirë me qiraxhinjtë e tij, vëllezërit Erjon dhe Asir Nimani, të cilët nuk i dorëzojnë objektin që kishin marrë me qira për një periudhë 5-vjeçare. Objekti ndodhet në Njësinë Administrative nr.2, Sauk, Tiranë.
Kontrata për shtëpinë ka skaduar në dhjetor 2023, por, sipas Petit, ata e mbajnë peng dhe kanë ndërhyrë pa leje në objektin që nuk e kanë lënë. Ky rast ka sjellë shumë stres për Idajetin. Ai shprehet se prej kohësh po përballet me procedura gjyqësore pa zgjidhje.
Idajet Peti shpjegon se është përballur me shumë vështirësi, duke përfshirë një procedurë të gjatë gjyqësore dhe marrjen e një avokati për të zgjidhur çështjen. Edhe pse ai ka bërë disa denoncime dhe ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve, ai thotë se ende nuk ka arritur të nxjerrë qiraxhinjtë nga shtëpia.
Qytetari Idajet Peti kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe ndërhyrje më të fortë nga autoritetet për të nxjerrë qiraxhinjtë dhe për të rikthyer objektin në pronësinë e tij.