Në Poliklinikën e Korçës është kthyer në rutinë kaosi dhe neglizhenca. Pacientët që shkojnë me rekomandime dhe orare të përcaktuara përballen me radhë të gjata e pritje pa fund, ndërkohë që mjekët shpesh nuk respektojnë as detyrimet më minimale.
Sipas qytetares gjendja në këtë poliklinikë është alarmante. Në denoncimin e saj ajo thekson që sipas orarit mjeku duhet të jetë i pranishëm nga ora 10:00 deri në 12:00, por në orën 11:20 ai ende nuk ka mbërritur, duke lënë dhjetëra qytetarë të presin kot.
Ky skenar i përsëritur nuk është më vetëm një problem organizativ, por një abuzim flagrant me shëndetin e njerëzve. Pacientët nuk janë numra në një radhë, por qytetarë që kërkojnë ndihmë dhe përkujdesje.
Qytetarët i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve të Poliklinikës të marrin masa urgjente. Ky fenomen nuk mund të normalizohet. Shëndeti i qytetarëve nuk mund të mbetet peng i mungesës së disiplinës dhe përgjegjësisë së stafit mjekësor.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje JOQ, dua të shpreh një ankesë, në poliklinikën e Korçës ka radhë të gjatë me njerëz që nuk marrin shërbimin në kohën e duhur, kur ju caktohen rekomandimet. Mjeku Mikel Jordhani e ka orarin 10:00 me 12:00, ndërkohë ora është 11:20 dhe mjeku nuk ka ardhur akoma.