Hirushja e tij personale Joana Nano kujdeset posaçërisht t'ia hapë çezmën drejtorit të UKT, teksa ky i fundit ia ka mbyllur gjithë Tiranës! Skerdi Drenova, pazarxhiu i tenderave publikë i cili çuditërisht është jashtë hekurave e harbohet me pasuritë që i ka vjedhur popullit, i ka lënë këta të fundit në ditë të hallit.
Raportime të shumta nga lagje të ndryshme të Tiranës kanë mbushur redaksinë e JOQ. Kryeqyteti po thahet! Mungesa e ujit ka vënë në vështirësi shumë familje të cilët me fëmijë të vegjël e të sëmurë detyrohen të shpërlahen me bidona!
Hymë në mandatin e 4t dhe kryeqyteti ende s'ka ujë... Shqipëria aspirante për BE kokëpalarë, është barcoletë më vete kur dëgjon kryeministrin të prallisë arritje të qeverisë në tv.