Levan, Fier/ Mbetjet e papastruara në lagjen 1 Maj po dëmtojnë makinat e qytetarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 11:59

Një situatë alarmante është krijuar në Lagjen 1 Maj, në Levan të Fierit, ku rrugët janë të mbushura me plehra dhe mbetje të shumta. Banorët e zonës ankohen se ka krijuar një vështirësi të madhe kalimi, pasi mbeturinat janë hedhur pa asnjë mbikëqyrje dhe pastrim, duke bllokuar kështu kalimin e automjeteve.

Kjo situatë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve lokale. Ata theksojnë se mbeturinat po përbëjnë një burim të mundshëm të ndotjes dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, duke pasur gjithashtu mundësi për përhapjen e sëmundjeve.

"Levan, Fier, lagjja 1 Maj: Nuk kalojmë dot sepse na çahen gomat e makinës. Faleminderit", shkruan qytetari. Banorët kërkojnë urgjentisht një zgjidhje nga Bashkia e Fierit, për të pastruar zonën dhe për të vendosur një sistem të qëndrueshëm menaxhimi të mbetjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit