Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një mjet tip "Benz" ka përplasur nga mbrapa një mjet "Opel" ku po udhëtonin 4 anëtarët e një familje duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe plagosjen e familjes.
Menjëherë pas aksidentit, shoferi i 'Benzit' dhe pasagjeri i tij i kanë hequr targat mjetit dhe janë larguar nga vendngjarja, pa marrë përsipër përgjegjësinë për aksidentin e shkaktuar. Kanë qenë drejtuesit e tjerë të mjeteve ata që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Katër të plagosurit ndodhen në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke bërë ekspertizën e aksidentit. Familjarët e të aksidentuarve i bëjnë thirrje shoferit të 'Benzit' që të paraqitet para autoriteteve për të marrë përgjegjësinë morale dhe monetare për aksidentin e shkaktuar.