Një video skandaloze vjen nga zona Mjekësit në Elbasan, ku plehrat kanë tejmbushur zonën dhe ndotja ka arritur në nivele alarmante. Kazani i mbetjeve është plot. jashtë koshave të plehrave ka kafshë të ngordhura, domate të kalbura, degë të thata dhe mbetje të tjera, duke krijuar një pamje të neveritshme dhe një erë të padurueshme. Banorët janë të shqetësuar se kjo situatë po kthehet në një vatër infeksioni, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

"Përshëndetje JOQ! SKANDAL DHE TURP PËR BASHKINË! Shikoni çfarë ndodh në këtë zonë ku duhet të hidhen plehrat! Në zonën Mjekësit, Elbasan. Kazani është tejmbushur, kafshë të ngordhura, domate të kalbura, degë të thata dhe plehra kudo. Era është e padurueshme dhe kjo po kthehet në vatër infeksioni. Është turp i madh për bashkinë që lejon këtë gjendje duket sikur jemi në mesjetë! Kërkojmë pastrohet dhe dezinfektohet menjëherë, ndryshe do përhapet sëmundje. Ju lutem shumë është një shqetësim shumë serioz për ne si banorë", thuhet ne mesazhin e qytetarit.

Banorët kërkojnë që Bashkia e Elbasanit, e udhëhequr nga kryetari Gledian Llatja, të reagojë urgjentisht për pastrimin dhe dezinfektimin e kësaj zone, për të shmangur përhapjen e sëmundjeve. Ky problem po rëndon jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për një situatë që duket se ka përfshirë një neglizhencë të madhe nga autoritetet lokale. Ky është një shqetësim serioz dhe një apel për një reagim të shpejtë nga autoritetet lokale.