Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast vjedhjeje në një byrektore në kryeqytet.
Imo Kondi, ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e djeshme, teksa po blinte disa byrekë ka harruar celularin në banakun e byrektores. Pa e kuptuar ai është larguar dhe kur është kthyer për ta marrë s'e ka gjetur më aty.
Nga kamerat e sigurisë nga byrektorja në fjalë, qytetari ka arritur të identifikojë personin që e ka marrë. Siç mund të shihet edhe në pamje, një zonjë me të zeza pasi blen byrekët e saj, merr dhe fut në çantë edhe celularin e harruar nga qytetari në banak.
Qytetari i bën thirrje zonjës që t'i kthejë celularin pasi është pensionist dhe nuk ka mundësi të blejë celular tjetër.