Qytetari kundër videove të parakalimeve: A ka të drejtë?

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 15.09.2025, 11:22

Një qytetar i revoltuar nga trafiku dhe videot e shpeshta të parakalimeve të rrezikshme i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një mesazh plot nerv, duke kërkuar që publikimet e tilla të ndalen ose të rishikohen. Ai thotë se situata në rrugë nuk është aq e thjeshtë sa duket në video dhe se ngadalësimi i pajustifikuar shpesh nxit shoferët të humbin durimin.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Shife sa është vargu o JOQ na keni mërzit duke nxjerr vetëm ato videot që futem në parakalim, u bo e 15 herë që ti nis këto lloj videosh që del njëri aty para dhe ec me 30 km/h edhe bëhet vargu makinave këtu, edhe futet njëri në parakalim ta sjellin ty dhe ju e shpërndani, ndërsa këto tjerat që të kam nis unë mbi 15 kështu që bëhet vargu, shih sa është vargu, shih tani ja se del njeri/a ec me 20 km/h, shih si ecën ajo sikur ka dal për qejf tu pi kafen makinë a kupton, shih tani sa është vargu edhe tani unë në destinacion do arri pasnesër sipas jush ëë apo se ta nis ty njëri aty që futet në parakalim ai që i humbet durimi këtu ja shife vargu si me qën tu marr nusen.”

Qytetari shpreh nervozizëm për bllokimin në trafik nga shoferë që lëvizin me shpejtësi shumë të ulët, ndërsa të tjerë humbin durimin dhe kryejnë parakalime të rrezikshme. Ai sugjeron se ndoshta publikimi i këtyre videove nga JOQ nxit më shumë polemika sesa zgjidhje.

Por a qëndron vërtet ky argument?
Nga njëra anë, postimi i videove ku shihen parakalime të gabuara është një formë “ndëshkimi moral” dhe një mesazh sensibilizues për të gjithë drejtuesit e mjeteve: se rrezikimi i jetës së të tjerëve nuk kalon pa u vënë re.
Nga ana tjetër, disa drejtues makinash ndihen të bezdisur, duke menduar se nuk pasqyrohet situata e plotë e trafikut, ku shpesh ngadalësimi i pajustifikuar i lëvizjes nxit reagime të rrezikshme.

Çfarë mendoni ju?
A duhet të vazhdojmë t’i publikojmë këto video si një paralajmërim për drejtuesit e pakujdesshëm dhe si shembull ndërgjegjësues, apo duhet t’i lëmë pa i shpërndarë, duke rrezikuar që disa shoferë të bëjnë çfarë t’u dojë qejfi dhe të vënë në rrezik jetën e të tjerëve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit