Qytetari denoncon Kreshnikun: Më vodhi skuterin në vendin e punës, të ma kthejë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 10:33

Një qytetar ka bërë një denoncim pas vjedhjes së skuterit të tij në vendin e punës. Sipas denoncimit, i dyshuari është identifikuar si Kezha, i njohur gjithashtu me emrin Kreshnik. Qytetari ka siguruar prova të forta, përfshirë foto dhe video, si dhe informacion të detajuar mbi personin e dyshuar.

Në denoncimin e tij, ai ka kërkuar që i dyshuari të kthejë skuterin brenda një afati të caktuar, në të kundërt do të ndërmerren hapa ligjorë dhe do të bëhet një denoncim në polici. Ai thekson se ka informacion të mjaftueshëm për identifikimin dhe ndihmën e kthimit të mallit të vjedhur.

"Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim për personin në foto, i cili më ka vjedhur skuterin në vendin e punës. Ju lutem, tregoni këtij djalit që kemi shumë të dhëna për të, përfshirë foto, video dhe informacion se kush është. Emri i tij është Kezha, por e ka Kreshnik. Kërkojmë që të na kthejë skuterin, në të kundërt do të bëjmë denoncim në polici. Faleminderit për bashkëpunimin", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit