Shtylla elektrike te Stacioni i Trenit rrezik për tragjedi, bashkia Tiranë dhe OSHEE asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 10:09

Një shtyllë elektrike pranë stacionit të trenit në Tiranë paraqet një rrezik serioz për qytetarët, pasi ndodhet me kapakun e hapur dhe me kabuj elektrikë të ekspozuar. Kjo situatë është raportuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga ana e Bashkisë së Tiranës apo OSHEE.

Prania e kabujve të zhveshur dhe mungesa e mbrojtjes fizike përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë publike, veçanërisht për fëmijët që mund të kalojnë aty pranë. Kalimtarët shprehen të shqetësuar dhe të indinjuar nga neglizhenca e institucioneve përkatëse, të cilat, sipas tyre, po injorojnë një problem që mund të çojë në pasoja të rënda.

Kujtojmë se në Durrës si pasojë e neglizhencës nga bashkia dhe OSHEE, një qytetar humbi jetën si shkak i shtyllës elektrike të pasiguruar dhe përmbytjeve nga shiu që kishte mbuluar zonën. I ndjeri humbi jetën nga korrenti duke lënë pas 3 fëmijë dhe kjo për faj të bashkisë Durrës dhe OSHEE.

Në mungesë të reagimit institucional, qytetarët kërkojnë që shtylla të riparohet menjëherë dhe zona të kontrollohet për probleme të ngjashme. Përgjegjësia për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike nuk duhet të lihet në harresë, ndërsa siguria e jetës duhet të jetë prioritet absolut për çdo institucion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit