Nën akuzë nga GJKKO, deportohet nga Italia 29-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 09:00

Një 29-vjeçar është deportuar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. Amarildo Luca akuzohet nga GJKKO për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që atij i është caktuar dhe masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë. -A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit