“Vajzat e Octopus Security më vodhën parfumin, më pas reaguan me arrogancë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2025, 01:54

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një ngjarje të pakëndshme që, sipas saj, ndodhi mbrëmjen e së dielës gjatë koncertit të Scorpions në Sheshin Skënderbej.

Sipas dëshmisë së saj, ajo pretendon se i janë vjedhur sendet personale nga vajzat e kompanisë Octopus Security Group, të cilat ishin përgjegjëse për ruajtjen e sendeve të pjesëmarrësve. Ajo tregon se kishte dorëzuar një parfum të shtrenjtë, por në fund të koncertit nuk arriti ta merrte më.

“Vajzat e kompanisë më zhdukën parfumin, më pas u justifikuan duke thënë ‘nuk isha unë’. Ky është justifikimi i përhershëm në situata të tilla,” – shprehet ajo.

Në mesazhin dërguar redaksisë, qytetarja thotë se jo vetëm që parfumi iu zhduk, por edhe se është shtyrë e kërcënuar nga stafi kur ka tentuar të filmojë situatën:

“Më shtynë, madje u përpoqën të më marrin telefonin që të mos filmoja. Sjellje skandaloze, arrogancë totale.”

Në videon ku shpjegon situatën, ajo shton:

“Octopus Security nuk mbajti asnjë përgjegjësi, edhe pse na siguruan disa herë se sendet tona do të ruheshin. Paguajmë bileta me çmime marramendëse dhe përveç kësaj na vidhen edhe gjërat personale. E di që parfumin nuk do ta shoh më kurrë, por po flas për të sensibilizuar njerëzit që të jenë të kujdesshëm në eventet e ardhshme.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit