Përfshihen nga flakët disa banesa në Shkodër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2025, 00:14

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme disa banesa në lagjen Dudas në Shkodër. Sipas banorëve, të paktën tre shtëpi janë përfshirë nga flakët, ndërsa rrezikohen edhe banesat pranë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin, megjithëse sipas dëshmive, kanë hasur vështirësi për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm. Një qytetare që dërgoi pamje nga vendi i ngjarjes tregon se situata ka qenë e tmerrshme, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç një djali që ka pësuar plagë të lehta në këmbë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe vlera e dëmeve të shkaktuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit