Një situatë e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 jashtë urbanit të Saukut të Vjetër në Tiranë. Një qytetare, e cila vuante nga probleme shëndetësore, i kërkoi fatorinos të raportonte defektet e autobusit, pasi ajo nuk mund të përballonte udhëtime të gjata në këto kushte.
Siç shihet edhe në video, fatorino iu kthye me tone të larta dhe sjellje agresive, duke e ofenduar rëndë: “Unë jam punonjës, pse më kërkon llogari mua? Shko te Bashkia! Injorante. Ik p*rdhu andej!”
Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet në redaksi, faturino ka pasur shpesh sjellje agresive, sidomos ndaj grave. Edhe shoferi i autobusit, duke e njohur më parë sjelljen e tij, u përpoq ta ndalonte për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Qytetari apelon që autoritetet përkatëse të marrin masa dhe të japin një zgjidhje për sjelljet e përsëritura të fatorinos.