Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast mashtrimi e vjedhjeje online.
Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se në muajin shkurt të këtij viti ka kontaktuar në Instagram me faqen “Concept by DM” për disa shërbime në rrjetet sociale si dhe faqe web, kartëvizita, bluza, jelekë, hoodie me stampime me çmim pakete 750 dollarë.
Pasi ka rënë dakord për çmimin dhe shërbimet që do i ofroheshin, qytetari i ka dërguar më 13 shkurt, 400 dollarë dhe më 16 shkurt 350$ personit që ka faqen, i cili quhet Durim Morina, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik “Mirud”, pasi ka marrë pjesë në festivalin e RTSH-së.
Në ditët dhe javët e para, bisedat mes tyre kanë qenë normale për detajet e shërbimeve që do kryheshin, por me kalimin e kohës “keqkuptimet” filluan të shtoheshin dhe bisedat të rrallohen.
Qytetari ka treguar se Durimi filloi të mos i përgjigjej më mesazheve apo telefonatave të tij dhe mbi të gjitha punës që duhet të kryente dhe për të cilat ishte paguar.
Sipas qytetarit, Durimi e ka mbajtur me mashtrime e gënjeshtra për muaj të tërë dhe në fund i ka bërë edhe bllok kudo në rrjetet sociale.
Ai thotë se Morina ka mbyllur edhe faqen në Instagram ku reklamonte shërbimet që ofronte dhe që nga muaji shkurt nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të përmbushur porosinë ose për të kthyer shumën e paguar.
Qytetari i bën thirrje shqiptarëve të tjerë të kenë kujdes dhe të mos bien pre e skemave të tilla mashtruese.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje, desha te bej nje denoncim per Durim Morina, kengetar ne nje festival ne rtsh. Ka biznes online ku ben stampime me porosi, ka marre 750 euro per nje porosi dhe as porosine nuk e ka kryer, as leket nuk i ka kthyer. Ka qe ne shkurt dhe tani me ka bere bllok.
Keto jane pagesat, ky esht instagram qe perdor per business ai. Se me ka bere block”
