Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Një automjet tip Volkswagen Passat ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje.
Brenda mjetit udhëtonin tre djem. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.
Sipas dëshmitarëve, mjeti dyshohet se ka qenë me shpejtësi, ka rrëshqitur dhe është përplasur anës rrugës duke përfunduar i përmbysur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.