Vajza denoncon klinikën estetike: M’u infektuan buzët pas fillerit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2025, 18:01

Një vajzë nga Kosova i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një klinikë estetike, tek e cila ajo bëri një ndërhyrje në buzë, por ndërhyrja përveçse rezultoi dështim la dhe pasoja për të.

Pasi kreu një filler, vajza pati disa komplikacione ku buzët iu infektuan duke i zënë qelbëzim. Ndërhyrjen ajo e bëri te klinika estetike “Nenna”, e cila sipas saj është në pronësi të një personazhi publik në Kosovë, që më herët ka marrë pjesë dhe në show televiziv.

Vajza denoncon me pamje gjendjen e buzëve të saj, ndërkohë që shton se “Nenna” nuk mban asnjë përgjegjësi për pasojat. Për më tepër nuk jep asnjë shpjegim ose dokumentacion për produktet që të injekton në ndërhyrje të caktuara.

Denoncuesja kërkon ta bëjë publik këtë rast për të paralajmëruar dhe vajzat e tjera, që të tregohen më të kujdesshme me klinikat ku zgjidhin të bëjnë ndërhyrje estetike.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, kjo është gjendja e buzëve dje. Klinika është e një ish-banore të Fermës VIP. Unë tani e kam marrë vesht se nuk e kam pas njoft. Qëllimi im është ta bëj publik këtë rast sepse mund ta pësojnë vajza ose gra të tjera. Klinika nuk jep asnjë dokumentacion se çfarë injekton dhe nuk mban përgjegjësi në rast komplikimi. Nuk pranon në asnjë mënyrë të të ndihmojë. Mundesh t’i postosh fotot e mia. Nxirrja emrin klinikën “nenna_official1” e ka Instagramin.

Raste të tilla janë shtuar në masë kohët e fundit, prandaj është e nevojshme kryerja e disa kontrolleve nga institucionet përgjegjëse, për të zbuluar nëse këto klinika përmbushin standardet e sigurisë dhe a janë apo jo të certifikuara. Kontrollet të detajishme do të ishin një gur themeli i mirë në shmangien e situatave të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit