Zhduket Elkrist Kola, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të riut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 15:56

Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve. Ai shkruan se ka humbur kontaktet me të vëllain e tij, Elkrist Kola, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz. Sipas tij, ai humbi kontaktin me të më 13 shtator 2025, dhe hera e fundit që është parë ka qenë në Luf të Pukës.

Elkrist është i gjatë 1.80 m, ka flokë ngjyrë kafe dhe mjekër, dhe në momentin e humbjes së kontaktit ishte i veshur me xhins ngjyrë kafe, tuta sportive të zeza dhe atlete të zeza. Ai ka probleme mendore dhe është i dobët fizikisht, duke e bërë lëvizjen e tij të vështirë.

Të gjitha shpresat janë të dorëzuara në duar të Zotit dhe të qytetarëve. Familjarët e tij kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ata kërkojnë që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e Elkristit të kontaktojë urgjentisht në numrin e telefonit 0695775646 (whatsapp).

“Emri mbiemri: Elkrist Kola, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz. Humbja e kontaktit ka ndodhur më 13 shtator 2025. Hera e fundit që është parë ka qenë në Luf të Pukës. Dokumenti i denoncimit ende nuk është bërë, pasi sipas rregullores kërkohen 48 orë përpara se të mund të bëhet denoncimi. Po ja përshkruaj pak më shumë: është i gjatë 1.80 m, ka flokë ngjyrë kafe, pak të gjata dhe mjekër. Hera e fundit ka pasur veshur xhins ngjyrë kafe, tuta sportive të zeza dhe atlete të zeza. Ai ka probleme mendore. Numri i kontaktit për çdo informacion tjetër është: 0695775646 (whatsapp). Për më shumë detaje është i dobët dhe nuk ecën normal si të tjerët. Të gjitha në dorë të Zotit dhe tuajën”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit