Shoferi me syze futet kundravajtje në autostradë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2025, 15:56

Një aksident i mundshëm është shmangur pasditen e sotme në autostradën që kalon pranë qytetit të Kavajës, ku një automjet tip “Benz” ka hyrë kundravajtje duke udhëtuar për disa metër në sens të kundërt lëvizje.

Qytetarët raportojnë se shoferi me syze i kësaj makine me targa “AB 377 CI” u kthye në burim aksidenti kur hyri kundravajtje në mes të autostradës. Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë mund të shihet shoferi i makinës që zgjat kokën për të parë nëse po i vijnë makina përballë, ndërkohë që një automjet që kalon pranë tij devijon në korsinë tjetër për të shmangur përplasjen.

“Në hyrje të Kavajës kundravajtje në autostradë. Kavajë Veri, faleminderit anonim,” shkruan njëri denoncues.

Ndërsa sipas një qytetari tjetër, shoferi i “Benzit” ka hyrë kundravajtje pasi ka kthyer makinën në mes të autostradës.

“Tani në Kavajë ky zotëria kthen makinën në mes të autostradës,” shkruan ai.

Raste të ngjashme bëhen shpesh shkaktarë për aksidente me pasoja fatale, prandaj apeli shkon për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit me makinë. Shoferë të tillë duhet të marrin ndëshkimin e merituar në bazë të ligjin, për shkak se bëhen kërcënim për jetën e qytetarëve të pafajshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit