Vazhdon ndotja e bregdetit nga biznese që s’i tremben ligjit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2025, 15:14

Këtë javë në redaksinë tonë kanë mbërritur me dhjetra denoncime për derdhjen e ujërave të zeza direkt në det, veçanërisht në zonën e Golemit, Qerretit dhe Kavajës. Duket se disa biznese, në marrëveshje të heshtur me autoritetet vendore, po shmangin ndëshkimet duke shkarkuar ujërat e ndotura në të njëjtin det ku lahen pushuesit.

Pamjet e siguruara tregojnë një tub kanalizimesh që derdh ujërat e zeza në një kanal të hapur buzë detit, i cili më pas i çon ato drejt bregut. Qytetarët shprehen të alarmuar nga kjo situatë e përsëritur, sidomos duke pasur parasysh që sezoni turistik ende nuk ka përfunduar dhe plazhet vazhdojnë të frekuentohen.

Një denoncues shkruan: “Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj këtë masakër mjedisore në Golem, pranë ‘Miami 2 Hotel’, ku ujërat e zeza derdhen në det. Para një jave kanali ishte i mbyllur, ndërsa tani është hapur sërish.”

Pamjet flasin vetë, jo vetëm që po ndotet bregdeti me shkarkime të paligjshme, por vihet re edhe mungesa e plotë e veprimit nga inspektoratet përgjegjëse, të cilat sipas qytetarëve, po bëjnë “dy sy qorr e dy veshë shurdhë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit