Qytetarët dy orë të bllokuar në doganën e Qafë Thanës, nuk punon sistemi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.09.2025, 14:29

Qytetarët që janë duke udhëtuar këtë të dielë nga Maqedonia për në Shqipëri nëpërmjet doganës së Qafë Thanës ka hasur në radhë të gjata dhe vonesa në procesin e kontrollit të dokumentacionit.

Ata tregojnë për JOQ Albania se sportelistët në hyrje të vendit tonë kanë punuar me rritme shumë të avashta, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata. “Kemi dy orë këtu dhe jemi me fëmijë të vegjël,” shkruan një shqiptar që ka mbetur i bllokuar.

Si shpjegim të vetëm qytetarët thonë se kanë marrë shprehjen “Nuk punon sistemi,” dhe për këtë arsye ata janë të paqartë se për sa kohë do të duhet të presin ende të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Mesazhi i denoncuesit:

“Përshëndetje JOQ! Jemi te dogana e Qafë Thanës dhe kemi mbi dy orë që kemi ngelur këtu të bllokuar me fëmijë të vegjël. Nuk punon sistemi na thonë. Ju lutem publikojeni të na sjellin pak internet këtu për doganën tonë po patët mundësi.”

Kjo është një situatë që përsëritet herë pas here, prandaj marrja e masave për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike duket diçka e domosdoshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit