Pas denoncimeve të vazhdueshme në JOQ, Policia e Tiranës ka zbardhur 9 raste vjedhjesh të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ka vënë në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe dy të mitur.
Në vijim të hetimeve, u arrestua një 26-vjeçar, i cili dyshohet si autor i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme tregtare dhe ndaj qytetarëve, ku ka marrë portofola, celularë dhe shuma parash.
Gjithashtu, janë ndaluar dy shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kryer 4 vjedhje, përfshirë një motomjet, dy dyqane dhe sende brenda një automjeti, gjatë muajve gusht dhe shtator.
Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 3 shtetas.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.