“Leo Smith dhe agjentët Agushi dhe Zogaj po mashtrojnë përmes SKLCOIN, policia të reagojë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 14:41

Prej thuajse 1 muaji JOQ po denoncon mashtrimet online nga skemat e reja piramidale ose të quajtura ndryshe platforma, TXEX dhe XUEX , të cilat kanë zhvatur dhe vjedhur shqiptarët. Denoncime kanë mbërritur edhe për një platformë të re, të quajtur SKLCOIN. Sot, një qytetar ka dërguar disa foto dhe video të një personi të quajtur “Leo Smith” dhe agjentëve të tij Klejdi Agushi dhe Flamur Zogaj nga Shqipëria, që po promovojnë platforma të dyshimta si “XUEXA” dhe “TXEX”. Në video dhe mesazhe të dërguara, premtohen fitime të larta përmes investimeve në kriptomonedha, duke manipuluar qytetarët me oferta tërheqëse.

“Përshëndetje! Dua të dërgoj disa të dhëna për XueX foto e Leo Smith dhe disa nga agjentët mashtrues. Ky është Leo Smith me agjentët e tij nga Shqipëria, këtu është mbajtur një video në Zoom. Këto janë disa nga ato agjentët, siç shikoni në videon Zoom. Do isha shumë mirënjohëse nëse këto foto dhe video shpërndahen dhe policia merr një masë për këto mashtrime që vodhën lekët e popullit shqiptar. Jo, nuk kemi bërë kallëzim në polici, sepse thonë se nuk bëjnë dot asgjë. Në total janë 6000€, plus njerëz të afërt që kanë futur nga 2000€, sepse agjentët na thoshin "futni aq, se e keni më mirë, do fitoni më shumë." "Sklcoinc" ky është mashtrimi i radhës që po bëhet tani, shkruan qytetari.

Ky mashtrim zhvillohet përmes grupeve të mbyllura në aplikacionin "Telegram", ku agjentët udhëzojnë njerëzit të investojnë para të mëdha me premtimin e fitimeve të shpejta. Në këtë mënyrë, qytetarët janë bërë pre e mashtrimeve që arrijnë deri në shumën 6000€, ndërsa disa individë të tjerë janë tërhequr të investojnë nga 2000€. Siç raportojnë ata, agjentët i kanë bindur të futin këto shuma duke u thënë se do të fitojnë më shumë nëse investojnë më shumë.

Ndërsa kjo është një skemë klasike piramidale, agjentët dhe "Leo Smith" krijojnë një alibinë të besueshme, duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve dhe nevojën e tyre për të arritur përfitime të shpejta. Qytetari i cili denoncoi këtë rast ka kërkuar që foto dhe video të shpërndahen, duke kërkuar veprim nga autoritetet për të marrë masa ndaj këtyre mashtrimeve që po i shkaktojnë dëm shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit