Këto janë tre momente të rrezikshme kur shoferi i këtij automjeti tip “Caddy” ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Elbasan-Pajovë.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, shoferi i automjetit thuhet se për një pjesë të kosniderueshme të rrugës ka bërë veprime të rrezikshme, përfshirë bllokim rruge dhe parakalime të gabuara.
Në pamje mund të shihet se si shoferi pasi parakalon makinën e denoncuesit, frenon fort para tij duke u bërë burim aksidenti. Në një video të dytë ai qëndron në krahun e gabuar të parakalimit, dhe kryen manovrën e parakalimit duke i zënë rrugën një automjeti tip “Benz”. Ndërsa në videon e tretë, shoferi futet në një parakalim të dyfishtë, ndërkohë që përpara ka kthesë.
“Tentonte të përplasej qëllimisht me makinat e tjera,” shkruan denoncuesi në mesazhin e tij.
Raste të tilla duhet të shërbejnë si shembuj që kur jemi duke drejtuar automjetin, duhet të mendojmë dhe për të tjerët që janë duke udhëtuar, dhe jo vetëm për vete.
Mesazhi i denoncuesit:
“Përshëndetje JOQ! Doja të postonit këtë video, në datën 13 shtator në Rrugën Elbasan-Pajovë. Në rrugën Elbasan-Pajovë një shofer i papërgjegjshëm tentonte të përplasej qëllimisht me makinat.
Te video e parë është momenti që ai futet në kthesë në parakalim dhe më bllokon rrugën që të shkaktonte aksident.
Më pas te video e dytë, keni momentin që tenton të përplaset me benzin e zi.
Dhe te video e tretë ai vazhdoi që të karakalojë në kthesa me fushëpamje të kufizuar. Volksëagen Caddy ngjyrë gri, me targë “AB 137 MR”