Një qytetare ka kontaktuar me JOQ për të denoncuar një rast të produkteve ushqimore të prishura. Ajo shkruan se në mëngjes ka shkuar pranë Big Market në Institut për të blerë çokokrem për fëmijët. Pasi e ka marrë, ka shkuar në shtëpi për t’jua shërbyer fëmijëve, por kur ka hapur paketimin është përballur me një produkt të prishur dhe jo për konsum.
Siç shihet në video, çokokremi është mbuluar nga një shtresë vajore duke vënë në pikëpyetje kushtet e ruajtjes së produktit në marketin e biznesmenit dhe politikanit Vulnet Sinaj. Ky nuk është rasti i parë kur rrjeti i supermarketeve Big Market përballet me akuza të rënda për mungesë kontrolli dhe siguri ushqimore.
“Mirëmëngjesi si jeni? Me falni për shqetësimin. Kam shkuar ne Big Market tani ne Institut dhe mora një nga këto çokokremat. Ku është siguria këtu po na mbysin fëmijët me ushqime te pakontrolluara”, shkruan qytetarja për JOQ.
Ironikisht, slogani i kompanisë që e prezanton si “lider në cilësi” duket se në praktikë po përkthehet në “lider në helmimin e shqiptarëve”. Pavarësisht denoncimeve të shumta, rrjeti Big MArket i deputetit Sinaj vijon i pashqetësuar nga autoritete përkatëse që duhet t'u përgjigjen konsumatorëve dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.