Një banor i Tiranës ka kontaktuar me JOQ për të denoncuar Institutin e Sigurimeve Shoqërore në lidhje me pagesat e raporteve mjekësore pas lindjes së gruas së tij. Sipas tij, kompania ku gruaja punon paguan siguracionet brenda afatit, përndryshe i nënshtrohet gjobave dhe kanat vonesave, por ISSH po vonon dhënien e pagesës. Pavarësisht përpjekjeve të tij dhe të gruas për të kontaktuar me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, qytetari pohon se nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar I Tiranës. Shqetësimi im është se kam gruan me leje lindje dhe ka tre muaj pa marrë rrogën (siguracionet) ndërkohë në kompaninë ku unë punoj siguracionet paguhen brenda afatit pasi aplikohet gjobë dhe kanat vonesa. Nuk më duket e drejtë që institucionet përkatëse punojnë me dy standarde. I kam kontaktuar dhe nuk përgjigjen. Ka disa ditë qe kam telefonuar, ka kontaktuar nusja. Shpresoj ta postoni. Faleminderit. Anonim”, shkruan qytetari.
Në këto kushte qytetari kërkon më shumë efikasitet dhe zgjidhje nga ISSH me në krye Astrit Hado, duke theksuar se pagesat për raportet pas lindjes nuk janë privilegj, por e drejtë e garantuar me ligj që nuk duhet vonuar në asnjë rast të vetëm.