Turistja: Kamarieri në Gjirin e Gramës tentoi të abuzojë me shoqen time

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 11:22

Një turiste ka kontaktuar me JOQ për të denoncuar një rast abuzimi seksual në Gjirin e Gramës në Vlorë. Sipas turistes një punonjës i një bari ka tentuar të abuzojë seksualisht me shoqen e saj, po turiste. Turistja shkruan se ajo me 3 shoqet e saj ishin grup duke shijuar një tur me varkë dhe ndaluam për të pirë diçka në plazhin e Gramës.

Turistja shkruan se kur kanë shkuar në tualet, punonjësi ka ndjekur një prej vajzave dhe ka kryer veprime të turpshme, duke nxjerrë organin e tij dhe duke tentuar ta prekte. Grupi i vajzave ka dokumentuar incidentin dhe ka raportuar ngjarjen. Ata kërkojnë që ky incident të bëhet i njohur për të parandaluar ngjarje të ngjashme.

Turistët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë reagim nga policia që të mbrohen dhe vajzat e tjera të cilat kanë frikë të denoncojnë këtë punonjës ngacmues.

“Përshëndetje! Dua të them diçka anonimisht. Sot isha në Vlorë. Kishim rezervuar një tur me 3 shoqet e mia, ishim 4 vajza. U nisëm me një varkë për të vizituar ishuj dhe vende të ndryshme. Në fund të turit shkuam në plazhin e Gjirit të Gramës. Atje ishte një bar në plazh ku pimë diçka. Shoqja ime donte të shkonte në tualet dhe punonjësi që punonte atje e ndoqi atë. Kur ajo doli nga tualeti, ai nxori organin e tij dhe po luante me të dhe donte të përpiqej ta prekte shoqen time. Ajo shpërtheu në britma dhe iku në panik. Unë doja të tregoja këtë, ndoshta mund të bëni diçka për këtë sepse ai do të vazhdojë të bëjë këtë me më shumë turiste dhe disa vajza do të kenë frikë të flasin për këtë ose ai mund të abuzojë. Ne e kemi bërë një foto të tij. I treguam këtë dikujt nga Shqipëria dhe ata na thanë që duhet ta tregojmë këtë histori këtu”, shkruan turistja.

Lidhur me këtë rast pronari i lokalit ku punon kamarier i akuzuar për ngacmim nga turistet shkruan për JOQ se pnonjësi i tij është i pafajshëm . Sipas tij, denoncimi është bërë për çështje konkurrence.

"Si jeni? Unë jam pronari i lokalit në Gjirin e Gramës dhe doja të reagoja për postimin pak minuta më parë në faqen tuaj. Djali punon tek unë dhe nuk ka asnjë mundësi që ky lajm të jetë i vërtetë. Më shumë mund të jetë çështje konkurrencë se sa një lajm i vërtetë. Ky lajm shkatërron imazhin dhe të ardhmen e një djali që nuk ka asnjë faj. I vetmi faj i tij është që nuk e ka kuptuar kur i kanë bërë këtë foto dashakeqe", shkruan pronari i lokalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit