Gurorja në Dibër shkakton ndotje të rëndë, tymi mbulon të gjithë zonën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2025, 11:08

Në Rrugën e Arbrit në zonën e Dibrës, një gurore po shkakton një ndotje të konsiderueshme mjedisore, duke përhapur tym të dëmshëm që mbulon të gjithë hapësirën përreth.

Banorët e fshatrave përreth por edhe qytetarët kalimtarë shprehin shqetësim të madh për ndikimin e ndotjes në shëndetin e tyre dhe në mjedisin natyror.

Shpërndarja e tymit të gurorës është e dukshme nga larg, dhe për shkak të erërave, ndotja po përhapet në një zonë të gjerë, duke krijuar një atmosferë të rënduar dhe të pashëndetshme për komunitetin lokal.

Autoritetet mjedisore duhet të dalin në terren për të monitoruar ndotjen, aktivitetin e gurores dhe për të minimizuar ndikimin negativ në mjedis dhe shëndetin publik.

Banorët kërkojnë masa më të ashpra dhe kontroll më të rreptë për të parandaluar dëmet që po i shkaktohen natyrës dhe komunitetit.

Ngjarja rikthen në vëmendje nevojën për mbrojtjen e mjedisit dhe për ndërgjegjësimin e të gjithë palëve për impaktin e aktiviteteve industriale në zonat rurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit