Humb turisti çek në Golem, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 09:52

Një turist çek, Pavel Pospíšil, 68 vjeç, nga Republika Çeke, ka humbur në Golem dhe ende nuk është gjetur. Dje ka mbërritur familja e tij nga Çekia dhe ata janë duke e kërkuar. Shoferi i taksisë që po i shoqëron ata ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe JOQ për të gjetur turistin.

Ka pasur edhe një kallëzim në polici për këtë rast nga familjarët e tij, por deri tani nuk ka ndonjë informacion konkret për vendndodhjen e tij. Familja e Pospíšil ka kërkuar ndihmën e gjithsecilit që mund të ketë informacion, duke shpresuar që i afërmi i tyre të gjendet sa më shpejtë.

Kushdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e Pavel Pospíšil ose ndoshta e ka parë, është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: +355 69 484 4438. Familjarët e Pavel shpresojnë që ndihma e qytetarëve përmes JOQ të çojë në gjetjen e të afërmit të tyre.

“Përshëndetje JOQ, si jeni! Doja t'ju shkruaja për një rast të një turisti çek i cili ka humbur në Golem dhe nuk po e gjejmë dot. Dje ka ardhur familja e tij nga Çekia dhe po e kërkojnë. Unë jam taksia që po i shoqëroj ata, dhe vitin e kaluar ka ndodhur një rast i ngjashëm dhe e kemi gjetur nëpërmjet jush. Do t'ju falenderoj shumë nëse do na ndihmonit. Më poshtë po ju dërgoj të dhënat e personit: Pavel Pospíšil, nga Republika Çeke 68 vjeç. Kam bërë dhe kallëzim në polici. Kushdo e ka parë të kontaktojë në këtë numër telefoni: +355 69 484 4438”, shkruhet në mesazhin e mbërritur në redaksi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit