Qytetari blen kos “Ajka” për fëmijët, i del i mykur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2025, 08:54

Produktet ushqimore të prishur janë kthyer në një makth për konsumatorët shqiptarë. Të mykur, me insekte, shpesh edhe të skaduar, janë këto shumë prej produkteve ushqimore që shiten më markete, të cilat janë denoncuar në redaksinë e JOQ.

Këtë herë në redaksinë tonë një qytetar denoncon kosin e mykur. Ai shprehet në videon denoncuese se ka blerë për fëmijët e tij kos “Ajka” dhe në momentin që e ka hapur për t’u konsumuar nga të vegjlit është përballur me një kos të prishur e mbuluar nga myku.

Në këtë rast, produkti tregon se ose ka shkuar nga fabrika tek marketi në atë gjendje, ose marketi e ka ruajtur në kushte jo të duhura. Gjithsesi rasti kërkon reagim nga AKU. Është përgjegjësi e institucionit që produktet ushqimore të jenë të kontrolluara.

Përpara se një produkt ushqimor të përfundojë në tryezat e konsumatorëve duhet të jetë i kontrolluar në mënyrë që të mos rrezikojë shëndetin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit