Ky tender, me mungesë të konkurrencës, ngjalli dyshime serioze për abuzime dhe manipulime me fondet publike. Pavarësisht këtyre dyshimeve, Erion Isai ende është kryebashkiak i Kolonjës dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj tij nga SPAK e cila si duket është në gjumë. Tenderi nuk është hetuar, teksa asnjë masë ligjore nuk është marrë për shkeljet. Është absurde që një vlerë e tillë të harxhohet për kanalin e një fshati dhe për më tepër me një kompani të vetme që konkurron.
Pas tre vjetësh, asnjë hap konkret nga drejtësia për të hetuar këtë tender. SPAK, që shpesh paraqitet si institucioni që do të luftojë korrupsionin, ka heshtur, teksa Erion Isai vazhdon të jetë në postin e tij. A ka mundësi që drejtësia të zgjohet dhe të marrë masa, apo do të lërë kolonjarët në dorë të një kryebashkiaku që abuzon me fondet publike?