“Punime pa orar te Casa Italia, polica bën sehir dhe s’merr asnjë masë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2025, 23:56

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar punimet që po kryhen pranë Casa Italia, në rrugën “Todo Manco”.

Sipas tij, firmat e ndërtimit “Shkodra Beton” ose “Vega” po punojnë pa orar, duke shkaktuar pluhur dhe zhurmë të vazhdueshme, që kanë kthyer situatën në një problem serioz për banorët e zonës. Ai thotë se përveç ndotjes akustike, banorët po përballen edhe me ndotje të ajrit, duke e cilësuar gjendjen të patolerueshme.

“Kemi vite me këtë shqetësim. I kemi telefonuar disa herë policisë, por ata vijnë, bëjnë sehir dhe ikin, pa marrë asnjë masë konkrete.” – shkruan qytetari në denoncimin e tij për JOQ Albania.

Në videon e dërguar nga denoncuesi, shihet edhe momenti kur policia mbërrin në vendngjarje, por sipas banorit, punimet kanë vijuar normalisht edhe pas ndërhyrjes së tyre.

Ky është një problem që, sipas tij, po zgjat prej vitesh dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit