E rëndë në Durrës: Një grua kineze gjendet e pajetë brenda një taksie të braktisur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2025, 21:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Durrës, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur e pajetë brenda një taksie pranë Urës së Dajlanit.

Sipas njoftimit zyrtar, Spitali Rajonal i Durrësit bëri me dije se viktima ishte dërguar pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihet kush e transportoi deri në spital.

Burime policore raportojnë se taksia ku u gjet e ndjera ishte braktisur nga taksisti, dhe aktualisht po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për këqyrjen e trupit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit