Në një zhvillim “historik”, SPAK ka njoftuar sot arrestimin e kryetares së Bashkisë Durrës, pas akuzave se kishte lënë qytetin në menaxhimin personal të telave të zhveshur dhe shtyllave elektrike që shpërndajnë më shumë rrezik se dritë.
Sipas burimeve të brendshme, Bashkia dyshohet se kishte nënshkruar një “pakt të heshtur” me energjinë elektrike: qytetarët të paguanin faturën, ndërsa rryma elektrike të merrte jetët. “Është modeli i ri i PPP-së – Partneritet Publiko-Përvëlues,” shprehet një hetues i çuditur.
Banorët deklarojnë se prej javësh kishin raportuar telat e zhveshur të shtyllave, por përgjigjja zyrtare ka qenë: “Mos u shqetësoni, është dekor festiv për Ditën e Çlirimit.”
Në momentin e arrestimit, kryetarja raportohet të ketë thënë: “Nuk e dija që rryma vret, mendova se vetëm i jepte jetë dritave të festave.”
SPAK ndërkohë ka paralajmëruar edhe hetime shtesë ndaj OSHEE-së, pasi dyshohet se drejtuesit kishin shpikur një strategji të re për uljen e konsumit: kush bie në kontakt me rrymën, nuk konsumon më asgjë.
SHËNIM: Lajmi i mësipërm është FAKE NEWS.