Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e stemës së flamurit të vendosur në sallën e Parlamentit, duke ironizuar respektin e politikanëve ndaj simboleve kombëtare.
Në foton e dërguar prej tij duket qartë se stema ka humbur disa pjesë të bojës së zezë, duke krijuar pamjen e një simboli të dëmtuar e të lënë pas dore.
“Dy pika bojë të zezë nuk i ka shteti për këtë flamur në parlament që e duan dhe e respektojnë kaq shumë?”, shkruan qytetari me tone ironike.
Ky denoncim ngre edhe një herë pyetjen mbi seriozitetin e institucioneve ndaj simboleve kombëtare, të cilat shpesh përdoren si kartë patriotike në fjalime, por në praktikë lihen në gjendje të mjerueshme.
![]()